Kolonët sionistë qëllojnë palestinezët në Hebron
Kolonët sionistë në qytetin e Hebronit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor, kanë qëlluar mbi shtëpitë e banimit të qytetarëve palestinezë.
Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, pas operacionit të rezistencës së një luftëtari palestinez në vendbanimin Kiryat Arba, kolonët hapën zjarr ndaj shtëpive palestineze rreth këtij vendbanimi. Pavarësisht masave të sigurisë të regjimit sionist, populli dhe luftëtarët palestinezë gjatë ditëve të fundit kanë shtuar intensitetin e operacioneve të tyre kundër ushtarëve dhe kolonëve të këtij regjimi. Gjatë operacionit antisionist të luftëtarit palestinez “Mohammed Kamal Al-Jabari” në vendbanimin sionist “Kariat Arba” në qytetin e Hebronit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor, mbeti i vrarë një sionist dhe 5 të tjerë u plagosën. Në jug të Nablusit, një numër kolonësh sulmuan me gurë makinat e qytetarëve palestinezë pranë rrugës midis Haëara dhe Qalqilyeh dhe dëmtuan makinat e tyre. Ky operacion rezistence u zhvillua të premten, ushtarët sionistë qëlluan dhe vranë “Imad Abu Rashid” (47 vjeç) pranë postbllokut ushtarak Haëara që ndodhet në jug të Nablusit dhe plagosën 2 të tjerë.