Demonstrata kundër Benyamin Netanjahut në prag të zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134196-demonstrata_kundër_benyamin_netanjahut_në_prag_të_zgjedhjeve
Qindra kundërshtarë të Benjamin Netanjahu, ish-kryeministrit të regjimit sionist, u tubuan në rrugët e Tel Avivit dhe brohoritën slogane kundër tij në prag të zgjedhjeve kombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2022 14:14 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër Benyamin Netanjahut në prag të zgjedhjeve

Qindra kundërshtarë të Benjamin Netanjahu, ish-kryeministrit të regjimit sionist, u tubuan në rrugët e Tel Avivit dhe brohoritën slogane kundër tij në prag të zgjedhjeve kombëtare.

Nesër (e martë) në Palestinën e pushtuar mbahen zgjedhjet e pesta të përgjithshme të regjimit sionist në katër vitet e fundit. Kriza politike në regjimin sionist, për shkak të pamundësisë së palëve për të marrë vendet e nevojshme në parlament për të formuar kabinetin, ka bërë që sionistët të mbajnë pesë herë zgjedhje në katër vitet e fundit. Një grup kundërshtarësh të Benjamin Netanjahut, ish-kryeministrit dhe kreut aktual të opozitës në Palestinën e pushtuar, duke mbajtur një demonstratë në Tel Aviv brohoritën parulla kundër Netanjahut. Protestuesit në Tel Aviv, teksa iu referuan çështjeve ligjore ekzistuese të Benjamin Netanjahut në gjykatat e këtij regjimi, e quajtën të korruptuar ish-kryeministrin e Palestinës së pushtuar dhe paralajmëruan se ai po tenton të vjedhë zgjedhjet.