Rusia i jep grurë dhe karburant Libanit
Ministri i Transportit i Libanit të hënën tha se Rusia do ta furnizojë këtë v end me grurë dhe karburant.
Sipas raportit të Al-Mayadeen, Ali Hamieh në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve Sputnik tha se Rusia do të dërgojë 10,000 tonë karburant për termocentralet e Libanit. Ministri i Transportit të Libanit shtoi: Rusia po dërgon edhe 25 mijë tonë grurë në Liban dhe detajet e këtij aksioni do t'i njoftojmë në ditët në vijim. Që nga viti 2019, Libani është përfshirë në një nga krizat ekonomike më të rënda në historinë e tij dhe vlera e monedhës kombëtare të vendit u ul disa herë dhe kjo shkaktoi një rritje të paparë të çmimeve në të gjitha fushat e jetës dhe qeverinë e bllokoi nga mundësia që të sigurojë karburant për termocentralet për të prodhuar energji elektrike. Gjithashtu, Libani humbi një pjesë të madhe të depove të ruajtjes së grurit pas shpërthimit të portit të Bejrutit dhe nga ajo kohë ky vend u përball me një krizë të paparë në sigurimin e bukës dhe ushqimeve të tjera. Vende të ndryshme i kanë dhënë Libanit ndihma me synimin për të nxjerrë Libanin nga kriza ekonomike. Ndihma e Rusisë për Libanin, së bashku me ndihmën e vendeve të tjera, përfshirë Irakun, në sigurimin e karburantit për termocentralet, në të ardhmen e afërt mund të zvogëlojë një pjesë të presionit ekonomik mbi popullin libanez. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se pjesëmarrja e vendit në marrëveshjen me Ukrainën për eksportin e drithit është pezulluar pasi Sevastopoli u vu në shënjestër nga dronët e Ukrainës.