Damasku herët a vonë do t'i përgjigjet agresionit të përsëritur izraelit
Ministri sirian i Punëve të Jashtme Faisal Mekdad ka dënuar ashpër sulmet e fundit ajrore izraelite që goditën objektiva në afërsi të kryeqytetit Damask, duke theksuar se vendi i tij patjetër do t'i japë një përgjigje dërrmuese akteve të tilla agresioni në një moment në të ardhmen.
"Nën mbulesën e avionëve të pasagjerëve, forcat ushtarake izraelite kryejnë sulme kundër objektivave të përcaktuara brenda Sirisë," tha Mekdad në një intervistë ekskluzive me gazetën e Omanit Atheer. Ai vuri në dukje se “sikur njësitë e mbrojtjes ajrore siriane të niseshin në veprim dhe të shkaktonin një reagim të nxituar, një aeroplan civil mund të ishte vënë në shënjestër dhe të gjithë do të fajësonin qeverinë e Damaskut. Prandaj vendosim të ushtrojmë vetëpërmbajtje dhe të mos shfaqim asnjë reagim në raste të tilla.” “Pozicioni ynë në lidhje me sulme të tilla është mjaft i qartë. Ne paralajmërojmë regjimin e Tel Avivit se i pret një përgjigje adekuate ndaj sulmeve të tilla dhe ajo do të jepet herët a vonë”, nënvizoi ministri i Jashtëm sirian. Ushtria siriane tha se raketat izraelite u qëlluan në orët e para të 27 tetorit në zonat afër Damaskut dhe se mbrojtja ajrore e vendit ishte “përballur me agresionin raketor dhe kishte rrëzuar shumicën e raketave”. Nuk u raportua për viktima. Izraeli ka qenë një mbështetës kryesor i grupeve terroriste që kanë kundërshtuar qeverinë e presidentit Bashar al-Asad që nga shpërthimi i konfliktit të nxitur nga jashtë në Siri.