Burimet sioniste: Netanjahu ka frikë nga izolimi ndërkombëtar
Burimet politike sioniste kanë deklaruar se Beniamin Netanjahu për shkak të frikës nga izolimi ndërkombëtar, po përpiqet të mos përdor përfaqësuesit e ekstremit të djathtë në kabinetin e tij qeveritar.
Zgjedhjet e pesta parlamentare të regjimit sionist në më pak se 4 vite u zhvilluan më 1 nëntor në territoret e pushtuara. Sipas rezultateve të shpallura, Beniamin Netanjahu, lideri i partisë "Likud" dhe aleatët e tij kanë fituar të paktën 65 ulëse në parlamentin me 120 deputet të regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-An njoftoi se burimet politike sioniste në lidhje me këtë kanë thënë: "Beniamin Netanjahu nuk është i interesuar që duke i dhënë poste qeveritare përfaqësuesve të ekstremit të djathtë siç është Itmar ben Ghafir, të vendos në rrezik të ardhmen e vet".
Sipas këtyre burimeve, Beniamin Netanjahu po përpiqet t'i bindë dy rivalet e tij zgjedhor, do të thotë Jair Lapid, ish-kryeministrin e regjimit sionist, dhe Beni Gantz, ministrin e luftës së regjimit sionist, që t'i bashkohen kabinetit të tij qeveritar në mënyrë që ai të mos përfundojë në një izolim ndërkombëtar.
Gjithashtu disa media kanë raportuar se qeveria e Amerikës dhe shtetet evropiane i kanë bërë të qartë Beniamin Netanjahut se nuk e pranojnë Ben Ghafir si një ministër. Gjithashtu shtetet perëndimore e kanë paralajmëruar atë në lidhje me zgjedhjen e Ben Ghafir si ministër në kabinetin e ardhshëm qeveritar.
Burimet informative kanë thënë se ekziston mundësia që Netanjahu të përdor Mansur Abas, liderin e listës së bashkuar arabe, për të krijuar një ekuilibër përball ekstremistëve të krahut të djathtë.