Dënimi me vdekje i një adoleshenti 13-vjeçar në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134422-dënimi_me_vdekje_i_një_adoleshenti_13_vjeçar_në_arabinë_saudite
Në vazhdim të valës në rritje të represionit ndaj popullit saudit, regjimi saudit dënoi me vdekje një adoleshent 13-vjeçar të quajtur Abdullah Al-Hawiti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2022 19:48 Europe/Tirane
  • Dënimi me vdekje i një adoleshenti 13-vjeçar në Arabinë Saudite

Në vazhdim të valës në rritje të represionit ndaj popullit saudit, regjimi saudit dënoi me vdekje një adoleshent 13-vjeçar të quajtur Abdullah Al-Hawiti.

Regjimi Al Saud është ende në krye të vendeve që kanë më shumë ekzekutime dhe shpesh e përdor këtë dënim për të ekzekutuar me vdekje burrat, gratë, madje edhe të miturit, ndërkohë që shumë prej tyre dënohen fshehurazi dhe kundër ligjit islamik dhe ligjeve ndërkombëtare. Dënimi i dhënë kundër "Abdullah al-Hawiti", një adoleshent 13-vjeçar, nga gjykata e regjimit saudit në qytetin Taif, ka tërhequr kritika të forta nga aktivistët dhe kundërshtarët e regjimit saudit, dhe një prej aktivistëve ka theksoi se me këto masa represive rënia dhe shkatërrimi i regjimit saudit është afër. Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të organizatave dhe institucioneve të të drejtave të njeriut për të ushtruar presion mbi regjimin saudit dhe për të detyruar këtë regjim të ndalojë masat represive, mbështetja e pakufizuar e Shteteve të Bashkuara si pretendues të rremë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka intensifikuar valën e shtypjes kundër sauditëve. Duhet theksuar se numri i të miturve në Arabi që i nënshtrohen ekzekutimit është në rritje, gjë që tregon falsitetin e premtimeve të autoriteteve saudite për ndalimin e ekzekutimit të të miturve.