Shkelet hapësira ajrore e Libanit nga avionët izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134488-shkelet_hapësira_ajrore_e_libanit_nga_avionët_izraelitë
Avionët luftarakë të regjimit sionist dhunuan hapësirën ajrore të Libanit jugor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 07, 2022 07:57 Europe/Tirane
  • Shkelet hapësira ajrore e Libanit nga avionët izraelitë

Avionët luftarakë të regjimit sionist dhunuan hapësirën ajrore të Libanit jugor.

Avionët luftarakë të regjimit sionist periodikisht kryejnë sulme me raketa ndaj objektivave në lindje dhe veriperëndim të Sirisë duke përdorur hapësirën ajrore të Libanit ose përmes Lartësisë së Golanit të pushtuar. Sipas raportimit të faqes së internetit Al-Nashrah të dielën, avionët izraelitë fluturuan mbi fushat e Shabaa në Libanin jugor dhe kryen fluturime zbulimi në lartësitë Golan. Sipas këtij raporti, avionët luftarakë të regjimit sionist fluturuan gjithashtu mbi zonën Al-Nabatieh dhe Al-Tafah drejt zonës Al-Zahrani në jug të Libanit dhe kryen disa sulme. Kjo është ndërkohë që Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit, e cila është nxjerrë dhe miratuar pas përfundimit të luftës 33-ditore mes regjimit sionist dhe Libanit në vitin 2006, paralajmëron regjimin sionist kundër veprimeve armiqësore kundër Libanit.