Regjimi sionist qëndron prapa shpërthimeve në kufirin mes Irakut dhe Sirisë
Disa burime informative të mërkurën në mëngjes kanë njoftuar për shpërthime të fuqishme në afërsi të kufirit mes Irakut dhe Sirisë dhe kanë deklaruar se prapa këtyre shpërthimeve qëndron regjimi sionist.
Agjencia e lajmeve Sumeria News e Irakut njoftoi se shpërthimet janë dëgjuar në zonën kufitare mes Irakut dhe Sirisë.
Ndërkohë kanali Sabirin News në Telegram ka raportuar se të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në rripin kufitar në rajonin Kaem të Irakut dhe në këtë zonë kufitare kanë fluturuar edhe avionët luftarakë dhe helikopterë.
Sipas këtij burimi, pozicionet e forcave të rezistencës në rripin kufitar mes Irakut dhe Sirisë janë sulmuar me dronë. Sipas hulumtimeve të burimeve informative, rezulton se regjimi sionist qëndron prapa këtyre sulmeve.
Disa media irakiane gjithashtu kanë njoftuar se një kolon logjistike ushtarake pasi ka kaluar në korridorin kufitar Al-Kaem të Irakut dhe ka hyrë në territorin e Sirisë, është sulmuar nga ajri dhe si pasojë janë vrarë 25 persona.
Autoritetet zyrtare të Sirisë ose Irakut akoma nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë sulm.