Xhihadi Islamik i Palestinës: Rezistenca vazhdon
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ka theksuar për vazhdimin e rezistencës dhe luftës kundër krimeve dhe pushtimeve të regjimit sionist.
Faqja informative Al-Ahd njoftoi se lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me anë të një deklarate, ka dënuar vrasjen e Rafet Ali Isa në fshatin Sanur në jug të qytetit Xhenin. Rafet Ali Isa ishte qëlluar nga forcat ushtarake sioniste afër murit racist ndarës në perëndim të Xheninit dhe ashtu i plagosur, ishte arrestuar nga forcat sioniste derisa u martirizua.
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës në këtë deklaratë ka theksuar: "Krimi i forcave ushtarake sioniste në vrasjen e Rafet Ali Isa është sikur një sulm kundër të gjithë fëmijëve të pafajshëm palestinezë dhe ky sulm tregon vazhdimin e politikës së terrorizmit të regjimit pushtues sionist e cila po zgjerohet në çdo rajon të territorit të pushtuar të Palestinës. Vazhdimi i politikës së terrorizmit të regjimit sionist vetëm se shton vullnetin dhe vendosmërinë tonë për rezistencë dhe qëndresë në tokën tonë dhe shton gatishmërinë e të rinjve palestinezë për sakrificë në rrugën e çlirimit të Palestinës".