Libani i dorëzoi Irakut autorët e krimit Spyker
Qeveria libaneze i dorëzoi Irakut nipin e vëllait të “Saddamit”, diktatorit të vdekur të Irakut dhe njërit prej autorëve të krimit Spyker.
Sipas gazetës Al-Quds al-Arabi, një burim i sigurisë irakiane, i cili kërkoi të mos përmendet, tha, "Abdullah al-Sabawi", nipi i vëllait të diktatorit të vdekur irakian "Saddam" dhe një nga autorët e krimit Spyker, iu dorëzua Irakut. Një burim gjyqësor libanez gjithashtu tha se al-Sabawi u arrestua më 11 qershor 2022, sipas një urdhër-arresti të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Irakut. Në vitin 2017, Gjykata Qendrore Penale e Irakut dha dënimin me vdekje për 27 personat e përfshirë në këtë krim dhe liroi 25 të pandehur për shkak të mungesës së provave për akuzat ndaj tyre."Tareq Al-Mandlawi", Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit të Dëshmorëve dhe Viktimave të Terrorizmit në Institutin "Al-Shohada" të Irakut, vitin e kaluar njoftoi se më shumë se 1200 trupa u zbuluan në 17 varre masive në Tikrit. Baza Spyker (Majd al-Tamimi) ndodhet pranë qytetit të Tikrit në provincën Salah al-Din të Irakut. Më 12 qershor 2014, terroristët e ISIS pasi sulmuan dhe pushtuan qytetin Tikrit, ekzekutuan më shumë se dy mijë studentë të bazës së forcave ajrore Spyker dhe ata i varrosën në një varr masiv. Në këtë krim disa studentë të kolegjit ushtarak “Spyker” arritën të arratiseshin, mirëpo 1700 nga studentët ushtarakë të arrestuar nga ISIS u ekzekutuan me armë zjarri.