Parlamenti i Libanit përsëri dështon në zgjedhjen e presidentit
(last modified Thu, 17 Nov 2022 14:21:58 GMT )
Nëntor 17, 2022 15:21 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Libanit përsëri dështon në zgjedhjen e presidentit

Parlamenti i Libanit për të gjashtën herë ka dështuar në procesin e zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se seanca e Parlamentit të Libanit për të gjashtën herë është mbledhur sot për të zgjedhur presidentin e këtij vendi, mirëpo pjesëmarrja e deputetëve në votim nuk e arriti kuotën e nevojshme.  

Më parë Nxhib Mikati, kryeministri i qeverisë së Libanit, ka deklaruar se presidenti i ri i Libanit duhet zgjidhet menjëherë për të organizuar aktivitetin politik të institucioneve dhe duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha subjektet politike.

Libani pas shpërthimit të Bejritut në vitin 2020, po përballet me destabilizim politik dhe ekonomike dhe që nga ajo kohë ka përjetuar shumë kriza të ndryshme. Qeveria e Libanit në atë kohë dha dorëheqje pas atij shpërthimi dhe që nga ajo kohë administrimin e vendit e mori një qeveri e përkohshme me në krye Naxhib Mikati.

Në bazë të kësaj, nëse Parlamenti i Libanit dështon të zgjedhë presidentin e ri të shtetit, ky vend do të përballët me një zbrazëtirë politike dhe do të shtohen problemet e brendshme.

Tags