Testim raketor në Rripin e Gazës
Rezistenca e Palestinës ka zhvilluar testim raketor në Rripin e Gazës duke lëshuar disa raketa në drejtim të Detit Mesdhe.
Faqja informative Shahb News njoftoi se rezistenca e Palestinës në kuadër të operacioneve përgatitore me qëllim të zhvillimit të kapacitetit ushtarak dhe rritjes së precizitetit të arsenalit luftarake, në mënyrë testuese ka lëshuar disa raketa në drejtim të Detit Mesdhe.
Sipas këtij burimi, rezistenca e Palestinës si pjesë e përgatitjeve të veta për çfarëdo lloj përballje të mundshme ushtarake me regjimin sionist, përveçse dërgon një lloj mesazhi, testimet raketore të veta i zhvillon në mënyrë periodike nga brigjet e Rripit të Gazës.
Nga ana tjetër, kanali 14 i televizionit të regjimit sionist sot (të premten) ka raportuar se luftëtarët e rezistencës kanë hapur zjarr drejt kolonisë sioniste Hinaniet në perëndim të qytetit Xhenin.
Burimet palestineze të informimit gjithashtu kanë njoftuar se kolonët sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit, kanë hyrë me forcë në pjesën e vjetër të Kodsit të pushtuar dhe kanë kryer ritualet e tyre sioniste afër portës së Xhamisë Al-Aksa.