Hamas dënon agresionin e regjimit sionist kundër Sirisë
Zëdhënësi i Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) me anë të një deklarate, ka dënuar agresionin e regjimit sionist kundër Sirisë i cili është kryer sot në mëngjes.
Hazem Kasem, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka reaguar ndaj agresionit të regjimit sionist kundër Sirisë i cili është kryer sot në mëngjes.
Hazem Kames në lidhje me këtë ka theksuar: "Sulmet raketore të sotshme të regjimit sionist kundër Sirisë që kanë rezultuar me vrasjen e disa ushtarëve sirianë, tregojnë politikën agresore të regjimit sionist në kuadër të zgjerimit të përmasave të agresionit të tij kundër të gjithë rajonit".
Zëdhënësi i Hamas ka thënë: "Pushtuesit sionist konsiderohen rrezik real dhe i vërtetë për botën islame dhe terrorizmi i tyre mund të ndalet vetëm me unifikimin e qëndrimeve të të gjithë umetit islam".
Siria si një prej anëtarëve kryesor të Frontit të Rezistencës, luan një rol themelor përball komploteve dhe agresionit të frontit amerikan-sionist-saudit.