Deklarata e Astanas thekson respektimin e sovranitetit të Sirisë
Republika Islamike e Iranit, Rusia, Turqia dhe Siria në kuadër të deklaratës përfundimtare të takimit të tyre në Astana, kanë theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve përkatëse me pjesën veriore të Sirisë dhe respektimin e plotë të pavarësisht dhe integritetit territorial të Sirisë.
Republika Islamike e Iranit, Rusia, Turqia dhe Siria ditën e mërkurë në fund të takimit të 19-të ndërkombëtar në Astana në lidhje me krizën në Siri i cili u zhvilluar me organizimin e Kazakistanit, me anë të një deklarate, kanë dënuar sulmet dhe agresionin e përsëritshëm të regjimit sionist kundër Sirisë. Në deklaratën përfundimtare të takimit të 19-të ndërkombëtar të Astanas, është theksuar nevoja për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese në lidhje me pjesën veriore të Sirisë.
Këto vende pasi kanë shqyrtuar situatën në zonat për reduktimin e tensioneve në Idlib në veri të Sirisë, kanë rënë dakord që të bëjnë përpjekje më shumë për t'u siguruar për një normalizim të qëndrueshëm të situatës në këtë pjesë të Sirisë.
Shtetet që garantojnë procesin e bisedimeve në Astana në deklaratën përfundimtare të tyre pas takimit dyditor, përsëri kanë theksuar qëndrimet e tyre të prera ndaj ruajtjes së sovranitetit kombëtar, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë. Këto shtete në deklaratën e tyre duke hedhur poshtë të gjitha planet për ndarje territoriale në Siri, kanë theksuar: "Siguria dhe stabiliteti në verilindje të Sirisë mund të realizohet vetëm në bazë të ruajtjes së sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë. Veprimet e shteteve mbështetëse të grupeve terroriste siç është mbështetja ndaj grupeve separatiste dhe plaçkitja e naftës së Sirisë; janë të dënueshme dhe të ardhurat e kësaj nafte duhet t'i kthehen popullit të Sirisë".
Shtetet garantuese të procesit të Astanas për Sirinë gjithashtu kanë dënuar ashpër sulmet dhe agresionin e vazhdueshëm të regjimit sionist ndaj territorit të Sirisë dhe e kanë quajtur atë shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë.
Shtetet garantuese të procesit të Astanas për krizën në Siri gjithashtu me theks të veçantë kanë dënuar sanksionet e paligjshme kundër Sirisë dhe kanë kërkuar heqjen sa më shpejtë të këtyre sanksioneve për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë së Sirisë.