Al-Ghajt paralajmëron për krimet e panumërta të regjimit sionist
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka deklaruar se politika dhe veprimet shtypëse të regjimit sionist ndaj të drejtave të palestinezëve po vazhdojnë në atë mënyrë që po bëhen kërcënim për shpërthimin e situatës në territoret e pushtuara.
Të drejtat e popullit të shtypur të Palestinës për më shumë 70 vjet janë duke u shkelur nën çizmet e regjimit pushtues sionist. Regjimi pushtues sionist gjatë kësaj periudhe ka kryer krimet më të egra dhe më barbare kundër popullit palestinez.
Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, ka deklaruar: "Krizat e reja botërore nuk duhet të ushtrojnë ndikim mbi problemet dhe krizat me të cilat po përballet bota arabe dhe në qendër të tyre çështja e Palestinës e cila nuk mund të anashkalohet".
Abul-Ghajt duke vë në dukje se populli i Palestinës po vuan si pasojë e politikave shtypëse të regjimit pushtues sionist të cilin mund ta quajmë vetëm aparteid, shtoi: "Sulmet, agresioni dhe politika shtypëse të regjimit sionist janë duke shtuar në kohën kur ato janë një paralajmërim për shpërthimin e situatës së përgjithshme në territoret e pushtuara të Palestinës dhe kjo çështje po ndodh përpara syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që Bashkësia Ndërkombëtare po duket po anashkalon përgjegjësinë e saj për shqyrtimin e perspektivës së formimit të dy shteteve nëpërmjet negociatave. Nekërkojmë nga vendet evropiane që ta njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës me kufi të vitit 1967 me kryeqytet Kodsin Lindor".