Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi krimet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i135714-organizata_e_bashkëpunimit_islamik_dënoi_krimet_e_regjimit_sionist
Sekretariati i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dënoi vazhdimin e krimeve të regjimit sionist në territoret palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 29, 2022 15:39 Europe/Tirane
  • Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi krimet e regjimit sionist

Sekretariati i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dënoi vazhdimin e krimeve të regjimit sionist në territoret palestineze.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik i cilësoi zyrtarët e regjimit sionist plotësisht përgjegjës për krimet kundër palestinezëve dhe shtoi: Dënohet politika e regjimit izraelit për represion dhe terrorizëm të pandalshëm kundër popullit palestinez. Vlen të përmendet se katër të rinj palestinezë ranë dëshmor në sulmet e forcave sioniste në Bregun Perëndimor mëngjesin e së martës. Ushtarët sionistë sulmuan qytetin Beit Amr afër Hebronit dhe qëlluan mbi palestinezët. Ministria e Shëndetësisë palestineze ka lëshuar një deklaratë për këtë dhe ka bërë të ditur se gjatë këtij sulmi, për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra ka ndërruar jetë i riu palestinez Mofid Khalil i cili u plagos në këtë sulm të sionistëve.