Sanaa paralajmëron plaçkitësit e burimeve të naftës dhe gazit të Jemenit
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka paralajmëruar se Sana për të ruajtur burimet dhe resurset e veta kombëtare dhe për të parandaluar eksportin e naftës së plaçkitur nga ky vend, do të vazhdojë sulmet e veta kundër anijeve të huaja në portet e Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, gjatë një mesazhi me rastin e ditës së pavarësisë së këtij vendi nga kolonizatori anglez më 30 nëntor të vitit 1967, deklaroi: "Ne theksojmë në qëndrimet tona të prera për ruajtjen e resurseve dhe burimeve të popullit jemenas dhe për parandalimin e plaçkitjes së pasurive të naftës dhe gazit nga faktorët e huaj, për arsye se ky është veprim i drejt sipas Kushtetutës së Jemenit dhe konsiderohet një veprim i logjikshëm dhe i ligjshëm. Mirëpo zbatimi i kësaj të drejte nuk do të thotë kërcënim ndaj transportit ndërkombëtar detar. Çdo kush që kërcënon transportit detar ndërkombëtar, në realitet është po ai i cili po vazhdon agresionin, bllokadën e hekurt dhe plaçkitjen e pasurive të këtij vendi".
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit gjithashtu ka paralajmëruar për pasojat e vazhdimit të pengesave përball pagesës së rrogave të punonjësve të sektorit shtetëror në rajonet nën kontrollin e Sanaas, pagesa këto që janë ndërprerë që nga viti 2016.
Më parë Abdulaziz bin Habtu, kryeministri i Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, në reagim ndaj përpjekjeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite për të vjedhur dhe plaçkitur naftën e Jemenit, ka theksuar: "Në rast të përsëritjes së veprimeve të tilla, ne do të sulmojmë anijet transportuese të naftës së plaçkitur pa paralajmërim paraprak".