Gjenerali sionist: Kabineti i Netanjahut do e shpërbëjë ushtrinë
Ish-shefi i shtabit të regjimit sionist tha se kabineti i ardhshëm i këtij regjimi me në krye Benjamin Netanjahu do e shpërbëjë ushtrinë.
Gjenerali Gadi Eisenkot tha se veprimet e kabinetit të ardhshëm izraelit mund të çojnë në shpërbërjen e ushtrisë. Eisenkot shtoi: Sjellja e koalicionit të ardhshëm (kabineti i koalicionit të Netanjahut) do të dobësojë fuqinë komanduese në ushtrinë izraelite dhe do të dëmtojë besimin e izraelitëve dhe mund të çojë në shpërbërjen e ushtrisë. Eisenkot kritikoi më tej veprimet e Benjamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist dhe dhënien e Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të këtij regjimi tek “Itmar Ben-Gavir”, kreut ekstremist të partisë Otsama Yehudit dhe deklaroi: Dhënia e kompetencave të gjera Ben-Gavir-it, përfshirë forcat policore në Bregun Perëndimor, mund të dëmtojë sigurinë e Izraelit." Ben Guerir është i njohur për racizmin dhe ekstemizmin e tij dhe ka luajtur një rol në shumicën e konflikteve të viteve të fundit midis kolonëve sionistë dhe palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në territoret e pushtuara, veçanërisht në Jerusalemin Lindor.