Damasku: Sulmet e Turqisë po dëmtojnë objektet naftore të Sirisë
(last modified Thu, 01 Dec 2022 15:00:12 GMT )
Dhjetor 01, 2022 16:00 Europe/Tirane
  • Damasku: Sulmet e Turqisë po dëmtojnë objektet naftore të Sirisë

Ministri i naftës së Sirisë duke reaguar ndaj sulmeve të dhjetë ditëve të kaluara të Turqisë kundër rajoneve veriore të Sirisë, deklaroi se këto sulme po shkaktojnë dëme të konsiderueshëm në fushat dhe objektet naftore të Sirisë.

Ushtria e Turqisë me pretekst të luftës kundër terroristëve, që nga tre vite më parë ka pushtuar disa pjesë të territorit të Sirisë në veri dhe verilindje të këtij vendi dhe një grup i forcave ushtarake të Turqisë po vazhdojnë praninë e tyre në territorin e Sirisë.

Forcat ushtarake të Turqisë të cilat në mënyrë të vazhdueshme po sulmojnë rajonet veriore të provincave Hasake, Rakka dhe Alepo të Sirisë dhe gjatë këtyre sulmeve po vrasin gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm të këtyre rajoneve dhe po shkatërrojnë infrastrukturën lokale si rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa kohëve të fundit kanë dëmtuar rëndë edhe objektet e naftës dhe gazit në Siri.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Basam Ta'me, ministri i naftës së Sirisë, ka deklaruar: "Gjatë sulmeve të Turqisë në rajonet veriore të Sirisë është goditur një fabrikë e prodhimit të gazit dhe dëmtimet e shkaktuar kanë ndërprerë prodhimin e gazit. Kjo fabrikë prodhonte 150 tonë gazë shtëpiak dhe rreth një milion metër kube gaz natyror i cili shfrytëzohej nga një central për prodhimin e dhe sigurimin e energjisë elektrike të provincës Hasake".

Ministri i naftës dhe burimeve minerale të Sirisë ka theksuar: "Fushat dhe objektet naftore të Sirisë gjithashtu kanë pësuar dëme nga këto sulme dhe shumë puse të naftës kanë shpërthyer në flakë dhe si pasojë e shpërthimit të rezervarëve të naftës, është shkaktuar një ndotje e madhe ambientit jetësor".

Vlen të theksohet se ushtria e Turqisë më 20 nëntor ka filluar një fazë të re të sulmeve ajrore dhe artilerike kundër rajoneve veriore të Sirisë. Kjo është në kohën kur Erdogan, presidenti i Turqisë, ka thënë se ky vend është duke shqyrtuar edhe një ofensivë tokësore kundër territorit të Sirisë.

Tags