Rezistenca e Palestinës: Do ta vrasim Ben Gvir
Rezistenca e Palestinës ka kërcënuar se do ta vrasë Ben Gvir, ministrin e ardhshëm radikal të regjimit sionist i cili kërkon dëbimin e palestinezëve nga territoret e Palestinës.
Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist duke cituar funksionarë të lartë në strukturat e sigurisë së regjimit sionist, ka deklaruar se organizata e sigurisë së brendshme të regjimit sionist ka forcuar forcat e sigurimit të Itmar ben Gvir, ministrit të ardhshëm të sigurisë së brendshme të regjimit sionist.
Grupi i rezistencës palestineze "Arin Al-Asvad" duke kërcënuar Ben Gvir, ka deklaruar se ai është përgjegjës për martirizimin e disa qytetarëve palestinezë së fundmi në Bregun Perëndimor.
Faqja informative e "Ra'jul-Jeum" ka shkruar se Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës gjithashtu e ka kërcënuar me vrasje Ben Gvir dhe ka deklaruar se Ben Gvir do të përballet me fatin e Rahbam Zaivi, ish-ministri i turizmit të regjimit sionist i cili është vrarë në vitin 2001.
Rahbam Zaivi, ish-ministri i turizmit të regjimit sionist, më 17 tetor të vitit 2001, u vra nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës. Edhe ai ashtu sikur Ben Gvir kërkonte dëbimin me dhunë të të gjithë palestinezëve nga territoret e Palestinës.
Tarik Izzudin, zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, ka theksuar: "Ekstremizmi dhe krimet për çdo ditë e më të mëdha të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës tregojnë se pushtuesit nuk kuptojnë gjuhë tjetër, përveç gjuhën e forcës dhe vetëm me rezistencën e armatosur ata do të dëbohen nga Palestina".
Tarik Izzudin ka shtuar: "Emërimi i Ben Gvir në postin e ministrit të sigurisë së brendshme të regjimit sionist në kabinetin e ardhshëm të Beniamin Netanjahut, vetëm do të përshpejtojë trendin e shkatërrimit të pushtuesve".
Beniamin Netanjahu, kryeministri në detyrë i regjimit sionist, synon të formojë një kabinet qeveritar nga e krahu i djathtë ekstrem dhe nga radikalet fetarë, çështje kjo që ka shkaktuar shqetësime brenda dhe jashtë regjimit sionist.
Ekspertët vlerësojnë se kabineti i ri qeveritar i regjimit sionist i cili do të marrë pushtetin pas pesë vitesh bllokadë politike, është prej kabineteve qeveritare më ekstremiste, më radikale dhe më të korruptuara në historinë disa dekadash të regjimit sionist dhe vetëm do të shtojë zjarrin e tensioneve në territoret e pushtuara dhe në rajon.