Një ushtar sionist arratiset nga Katari pasi i zbulohet identiteti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i135974-një_ushtar_sionist_arratiset_nga_katari_pasi_i_zbulohet_identiteti
Një ushtar sionist i cili kishte shkuar në Katar si një artist komedian, pasi i ishte zbuluar identiteti i tij i vërtetë me një postim në Twitter nga një gazetar palestinez, është larguar shumë shpejtë nga Katari.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2022 12:52 Europe/Tirane
  • Një ushtar sionist arratiset nga Katari pasi i zbulohet identiteti

Një ushtar sionist i cili kishte shkuar në Katar si një artist komedian, pasi i ishte zbuluar identiteti i tij i vërtetë me një postim në Twitter nga një gazetar palestinez, është larguar shumë shpejtë nga Katari.

Faqja informative "Al-Khalij-Al-Jadid" ka shkruar se Samar Dehamesh Xharrah, gazetari palestinez-amerikan, ka publikuar një fotografi në Twitter në të cilën zbulohet aktiviteti ushtarak i mëparshëm i Gi Hukhaman në territoret e pushtuara të Palestinës.

Samar Dehamesh i cili ka 171 mijë ndjekës në Twitter, ka deklaruar se Hukhaman ishte komandant i njësisë 932 të brigadës Nahal dhe ka shërbyer në njësinë e cila ka vrarë dhe ka plagosur me mijëra palestinezë gjatë Intifadës së parë dhe të dytë dhe shumë familje palestineze në luftërat e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës.

Ky postim i Dehamesh është mirëpritur në nivel të gjerë nga përdoruesit e internetit dhe është ripublikuar në nivel shumë të gjerë.

Mediat e regjimit sionist kanë shkruar se Hukheman do të qëndronte në Katar deri në përfundim të Kampionatit Botëror, por pas publikimit të postimit të Samar Dehamesh në Twitter, ai është larguar menjëherë nga Katari.

Vlen të theksohet se shumë gazetarë izraelitë me shumë pasion kishin shkuar në Katar për të publikuar ndjenjat e arabëve në mbështetje të regjimit sionist gjatë Kupës Botëror Katar 2022, mirëpo ata janë befasuar dhe janë tronditur nga situata që mbretëronte atje, për arsye se askush nga shikuesit e këtij kampionati nuk ka pranuar as të intervistohet nga mediat sioniste dhe në shumë raste tifozët u kanë kërkuar gazetarëve sionistë që të largohen shumë shpejtë nga Katari. Për këtë arsye gazetarët sionist nëpër kanale televizive kanë deklaruar në Katar nga kanë siguri dhe për këtë arsye janë detyruar të fshehin identitetin e vet.