Dhjetor 05, 2022 08:49 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit dogjën foton e Herzogut

Protestuesit e Bahrejnit dogjën flamurin e regjimit sionist dhe foton e “Isaac Herzog”, kreut të këtij regjimi, i cili vizitoi Manamanë.

“Isaac Herzog”, kreu i regjimit sionist ka mbërritur dje në aeroportin e Bahrejnit. Ditët e kaluara, zona të ndryshme të Bahrejnit kanë qenë dëshmitare të demonstratave publike që dënojnë udhëtimin e Herzogut dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, populli i Bahrejnit teksa po zhvillonte demonstrata në rajone të ndryshme të vendit, në të njëjtën kohë me mbërritjen e kreut të regjimit sionist në Manama, dogjën flamurin e këtij regjimi dhe imazhin e Isaac Herzog. Dje, me gjithë masat e rrepta të sigurisë së policisë dhe ushtrisë së këtij vendi, bahrejnasit vazhduan demonstratat e tyre kundër vizitës së Isaac Herzog në Manama, presidentit të regjimit sionist, e cila bëhet me ftesë të mbretit Hamad bin Isa Al Khalifa të këtij vendi. Duke mbajtur flamujt e Bahrejnit dhe Palestinës ata kanë brohoritur parulla që dënojnë këtë udhëtim dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. “Sheikh Isa Qasim”, lideri shpirtëror i shiitëve të Bahrejnit, gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij ndaj përdhosjes së tokës së Bahrejnit nga kreu i regjimit sionist. Ai duke publikuar një postim në Twitter tha: Normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist është tradhti. Sipas raportit të televizionit izraelit Channel 13, Herzog do të takohet me mbretin e Bahrejnit dhe zyrtarë të lartë të vendit dhe disa pjesëtarë të pakicës hebre, me të cilët do të diskutojë për të forcuar dhe zhvilluar bashkëpunimin mes dy palëve. Katër vende arabe, përkatësisht Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Sudani dhe Maroku, në vitin 2020normalizuan marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist, nën presionin dhe ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe pavarësisht krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër palestinezëve.   Ky veprim u prit me një valë kundërshtimesh në vendet arabe dhe islamike.

Tags