Lapid: Netanjahu e shiti ministrinë e luftës
Kryeministri i përkohshëm i regjimit sionist ka sulmuar Beniamin Netanjahun, liderin e partisë "Likud" për shkak të pazarllëqeve të tij me partitë fetare ekstremiste në lidhje me ministrinë e luftës së regjimit sionist
Kryeministri i përkohshëm i regjimit sionist ka sulmuar Beniamin Netanjahun, liderin e partisë "Likud" për shkak të pazarllëqeve të tij me partitë fetare ekstremiste në lidhje me ministrinë e luftës së regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jair Lapid, kryeministri i përkohshëm i regjimit sionist, sot (të hënën) në një postim në Twitter, ka shkruar: "Në bazë të marrëveshjes së arritur mes partisë "Likud" dhe partisë "Sionizmi Fetar", Bezalel Smotrich, lideri i kësaj partie, do të jetë përgjegjës për emërimin e një gjenerali në postin e koordinatorit të operacioneve ushtarake dhe gjithashtu përgjegjës për emërimin e një gjenerali të dytë në krye të çështjeve civile në territoret e pushtuara".
Lapid duk vë në dukje këtë çështje se në kabinetet e kaluara të qeverisë së regjimit sionist, këta persona përcaktoheshin nga komandanti i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, deklaroi: "Netanjahu e ka shitur ministrinë e luftës te hariditët".
Sipas këtij burimi, "Hariditët" janë një degë e sionistëve ekstremistë që sekularistët dhe majtistët i konsiderojnë ata si rrezikun më të madh dhe shkaktar për ndarjen dhe përçarjen e regjimit sionist.
Partitë e hariditëve të cilët zakonisht janë pjesë e të djathtëve në parlamentin e regjimit sionist, në këto zgjedhje parlamentare kanë bërë koalicion me partinë "Likud" të udhëhequr nga Beniamin Netanjahu dhe ata mendojnë se kanë të drejtë të marrin dy ministri kyçe në kabinetin e ri qeveritar izraelit, do të thotë ministrinë e luftës dhe ministrinë e financave. Kërkesat e tyre deri më tani kanë penguar formimin e kabinetit qeveritar të Netanjahut.