Lapid thirri kundërshtarët e Netanyahut të protestojnë në rrugë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136232-lapid_thirri_kundërshtarët_e_netanyahut_të_protestojnë_në_rrugë
Yair Lapid, kryeministri në detyrë i regjimit sionist, mori pjesë sot (e premte) në një marsh proteste kundër kabinetit të ri të Netanyahut në prani të mbështetësve të partisë së tij “Yesh Atid”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2022 16:16 Europe/Tirane
  • Lapid thirri kundërshtarët e Netanyahut të protestojnë në rrugë

Yair Lapid, kryeministri në detyrë i regjimit sionist, mori pjesë sot (e premte) në një marsh proteste kundër kabinetit të ri të Netanyahut në prani të mbështetësve të partisë së tij “Yesh Atid”.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Yair Lapid gjatë marshimit protestues që u mbajt në qytetin e Jerusalemit nën sloganin “Stop Masakrës”, lidhur me përbërjen e kabinetit të ri të propozuar nga Netanyahu, ku përfshihen figura raciste dhe kryesisht kriminale me dosje të shumta gjyqësore tha se ky kabinet do të bëhet shkak për fundin e Izraelit. Kryeministri i përkohshëm i regjimit sionist protestoi për mënyrën se si u zgjodh kabineti i ri izraelit dhe i tha Netanyahut: "Po formon një kabinet që nuk do të qeverisë gjatë". Lapid u kishte kërkuar më parë oficerëve dhe autoriteteve lokale që të protestojnë kundër përbërjes së kabinetit të ri të regjimit sionist. Në përgjigje të deklaratave të Lapidit, Netanyahu sulmoi kryeministrin e përkohshëm të regjimit sionist dhe tha se veprimi i Lapidit për të ftuar zyrtarët për t'u revoltuar kundër kabinetit të tij të ri është një veprim kundër ligjit.