Yair Lapid: Kabineti i Netanyahut është i dobët
Pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve të brendshme në territoret e pushtuara, kryeministri i regjimit sionist tha se Netanyahu është i dobët dhe do të formojë një kabinet ekstrem dhe të çmendur.
Lapid në faqen e tij personale në Twitter shkroi: Kabineti i Netanyahut nuk do të jetë një ngjarje e zakonshme. Ky kabinet nuk është rezultat i zgjedhjeve dhe ekstremistët do të shantazhojnë Netanyahun dhe do ta çojnë kabinetin drejt pozicioneve imagjinare. Ndërkohë, Benjamin Netanyahu kërkoi zgjatjen e afatit ligjor të formimit të kabinetit. Sipas asaj që raportojnë mediat izraelite, Netanyahu i ka kërkuar zyrtarisht Issac Herzogut (kreut të regjimit sionist) zgjatjen e afatit ligjor për formimin e kabinetit. Kjo kërkesë është bërë në momentin që po përfundon afati 28-ditor i Netanyahut për të formuar kabinetin.