Grupi terrorist "Fronti Nusra" sulmon përsëri në veriperëndim të Sirisë
Zv/shefi i qendrës ruse për pajtim në Siri ka njoftuar se grupi terrorist "Fronti Nusra" ka sulmuar përsëri zonën për reduktim të tensioneve në veriperëndim të Sirisë.
Zona për reduktim të tensioneve në provincën Idlib përfshin disa rajone në provincën Idlib dhe disa rajone në provincat e tjera Aleppo, Hamah dhe Latakia të Sirisë dhe në këto zona janë të pranishëm grupet terrorist Fronti Nusra dhe militantët e armatosur të mbështetur nga Turqia.
Faqja informative Al-Nashra njoftoi se Ulig Igorov, zv/shefi i qendrës ruse për pajtim në Siri, ka deklaruar: "Grupi terrorist "Fronti Nusra" që tani njihet me emrin "Tahrir Al-Sham" gjatë 24 orëve të kaluara ka sulmuar dy herë zonën për reduktimin e tensioneve".
Igorov shtoi: "Idlib është bastioni i fundit i terroristëve të Fronti Nusra, por në këtë zonë janë të pranishëm edhe elementët terroristë që mbështeten nga Turqia".
Qendra ruse për pajtim në Siri edhe disa ditë më parë ka deklaruar se terroristët e grupit Fronti Nusra kanë sulmuar shtatë herë zonën për reduktimin e tensioneve.
Në vitin 2018, tre rajone janë vendosur nën kontrollin e ushtrisë së Sirisë, mirëpo zona e katërt për reduktimin e tensioneve që përfshinë Idlibin në veriperëndim të Sirisë dhe disa rajone të provincave Latakia, Hamah dhe Aleppo, akoma kanë mbetur nën kontrollin e grupeve terroriste dhe thuhet se kjo zonë më shumë kontrollohet nga terroristët e Frontit Nusra.