Vriten 8 policë irakianë në Kirkuk
Një burim i sigurisë irakiane kanë njoftuar për vrasjen e 8 pjesëtarëve të forcave policore të Irakut si pasojë e shpërthimit të një bomba në provincën Kirkuk në veri të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Sumerije News duke cituar këtë burim, ka shkruar se sot, shpërthimi i një bombe artizanale ka goditur dy makina të forcave të policisë federale në rajonin Riad në provincën Kirkuk të Irakut ku si pasojë janë vrarë tetë pjesëtar të forcave të sigurisë së Irakut duke përfshirë edhe një oficer me shkallë të lartë.
Sipas këtij burimi, thuhet se forcat e sigurisë së Irakut të pranishme në vendin e ngjarjes më parë ishin informuar për ekzistencën e lëndëve shpërthyer në rrugë dhe për shkak të mos përfilljes së kritereve të sigurisë dhe hyrjes pa inspektimin e rrugës, janë bërë shkak për shpërthimin e kësaj bombe dhe dëmtimin e automjeteve të policisë së bashku me vrasjen e pjesëtarëve të sigurisë.