ISIS merr përgjegjësinë e për shpërthimin në Kirkuk të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136752-isis_merr_përgjegjësinë_e_për_shpërthimin_në_kirkuk_të_irakut
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të Kirkukut kundër forcave irakiane të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2022 12:52 Europe/Tirane
  • ISIS merr përgjegjësinë e për shpërthimin në Kirkuk të Irakut

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të Kirkukut kundër forcave irakiane të sigurisë.

Dje nga shpërthimi i një bombe artizanale janë vënë në shënjestër dy makina të forcave të policisë federale të Irakut në rajonin Riad në provincën Kirkuk ku si pasojë janë vrarë 8 forca irakiane të sigurisë.

Faqja informative Al-Nashrah njoftoi se grupi terrorist ISIS ditën e hënë ka publikuar një deklaratë në të cilën ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim i cili ka vrarë 8 pjesëtarë të forcave të policisë federale të Irakut në afërsi të Kirkukut.

ISIS në këtë deklaratë gjithashtu ka deklaruar se forcat e këtij grupi ka sulmuar patrullën e policisë federale të Irakut dhe ka shpërthyer një bombë kundër tyre dhe më pas kanë vazhduar sulmin me armë të rënda dhe me bomba artizanale.

Ky sulm konsiderohet sulmi më i përgjakshëm terrorist gjatë muajve të fundit në Irak i cili tregon se grupi terrorist ISIS akoma ka forcë për të shkaktuar dëme të konsiderueshme.