Dhjetor 21, 2022 08:12 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit  kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë

Një numër i madh i qytetarëve të Bahrejnit edhe një herë kërkuan lirimin pa kushte të të burgosurve politikë.

Sipas raportit të IRNA, qytetarët e Bahrejnit në qytetin "Al-Sanabs" edhe një herë dolën në rrugë për të kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. Demonstruesit e Bahrejnit mbanin fotografi të liderëve dhe figurave të opozitës të burgosur në burgjet e Al Khalifa dhe theksuan se të burgosurit politikë janë në rrezik. "Shpëtoni të burgosurit politikë" dhe "Ku janë ndërgjegjet e tuaja?", "Shpëtoni të burgosurit nga vdekja e ngadaltë" ishin ndër pankartat që mbanin në duar protestuesit në Bahrejn . Që nga 14 shkurti 2011, Bahreini ka përjetuar një kryengritje të madhe popullore kundër regjimit të Al-Khalifa. Banorët e Bahrejnit duan lirinë, vendosjen e drejtësisë dhe eliminimin e diskriminimit dhe krijimin e një shteti të zgjedhur me  votën e popullit. Gjatë kryengritjes popullore në Bahrein, mijëra njerëz janë martirizuar ose plagosur. Ndërkohë qeveria Al-Khalifa gjithashtu ka arrestuar dhe torturuar me mijëra bahrejnas dhe ka hequr shtetësinë e qindra Bahrejnasve të tjerë. Qeveria e Bahrejnit gjithashtu ka shpërbërë të gjitha grupet opozitare dhe partitë politike dhe ka ndaluar aktivitetet e tyre. Ajo që nga viti 2011 ka mbajtur zgjedhje të cilat janë bojkotuar nga  populli dhe liderët e opozitës, por që ishin në unanimitet dhe në përputhje me vullnetin e saj.

Tags