Netanyahu njoftoi formimin e një kabineti ekstrem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136888-netanyahu_njoftoi_formimin_e_një_kabineti_ekstrem
Beniamin Netanyahu, lideri i partisë Likud dhe kryeministër në detyrë i regjimit sionist, njoftoi formimin e kabinetit të tij me një aleancë me partitë e ekstremit të djathtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 04:19 Europe/Tirane
  • Netanyahu njoftoi formimin e një kabineti ekstrem

Beniamin Netanyahu, lideri i partisë Likud dhe kryeministër në detyrë i regjimit sionist, njoftoi formimin e kabinetit të tij me një aleancë me partitë e ekstremit të djathtë.

Sipas New York Times, Netanyahu më 11 dhjetor të këtij viti i kërkoi Herzogut 10 ditë shtesë për të formuar kabinetin përpara afatit 21-ditor.  Netanyahu, i cili është 72 vjeç, ka mandatin më të gjatë si kryeministër në historinë e shkurtër të regjimit sionist. Netanyahu në një telefonatë me Issac Herzog njoftoi përfundimin e procesit të plotësimit të anëtarëve të kabinetit të tij. Inaugurimi i qeverisë së re të këtij regjimi është parashikuar të bëhet më 2 janar 2023. Në këtë mënyrë, Netanyahu kthehet në pushtet në krye të qeverisë më të djathtë në historinë e regjimit izraelit. Netanyahu do të udhëheqë një koalicion gjashtëpalësh të vijës së ashpër, anëtarët e të cilit kërkojnë të reformojnë sistemin gjyqësor, të zvogëlojnë autonominë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, të forcojnë më tej karakterin hebre të Izraelit dhe të maksimizojnë mbështetjen e qeverisë për hebrenjtë më fetarë. Sipas analistëve politikë, prania e ekstremit të djathtë dhe e partive fetare sioniste në pushtet, nga njëra anë do të bëjë që koalicioni i ardhshëm qeverisës i kryesuar nga Netanyahu të adoptojë qasje dhe politika shumë ekstreme dhe fashiste kundër palestinezëve brenda territoreve të pushtuara, në Bregun Perëndimor, Kods dhe në Rripin e Gazës dhe nga ana tjetër, do të rrisë nivelin e tensioneve në rajon.