Kili do të hapë një ambasadë në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136916-kili_do_të_hapë_një_ambasadë_në_palestinë
Presidenti i Kilit, Gabriel Borich, njoftoi mbrëmë se vendi i tij planifikon të përmirësojë zyrën e tij përfaqësuese politike në Palestinë në nivelin e një ambasade.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 15:43 Europe/Tirane
  • Kili do të hapë një ambasadë në Palestinë

Presidenti i Kilit, Gabriel Borich, njoftoi mbrëmë se vendi i tij planifikon të përmirësojë zyrën e tij përfaqësuese politike në Palestinë në nivelin e një ambasade.

Sipas raportit të gazetës transrajonale Al Quds al-Arabi, Borich e tha këtë në fjalimin e tij në kremtimin e lindjes së Jezu Krishtit, (paqja qoftë mbi të) në prani të shtetasve palestinezë që jetojnë në Santiago. Borich tha: "Një nga vendimet e marra nga qeveria ime, të cilin ne nuk e kemi shpallur ende, dhe të cilin do të doja ta shpallja tani, është se ne do të përmirësojmë nivelin e zyrës sonë zyrtare përfaqësuese politike në Palestinë nga i ngarkuari aktual me punë, në një ambasadë. Dhe ne do ta hapim atë së shpejti". Ai shtoi: "Palestinezët janë një komb që ekziston dhe reziston dhe ka një histori të lashtë". Kili aktualisht ka një zyrë përfaqësuese politike në Autoritetin Autonom Palestinez në Ramallah në Bregun Perëndimor, e cila u krijua në prill 1998. Palestina gjithashtu ka një ambasadë në Santiago.Kili e njohu Palestinën si shtet në vitin 2011 dhe më pas miratoi anëtarësimin e saj në UNESCO.