Vazhdon vjedhja e naftës siriane nga pushtuesit amerikanë
Ushtria pushtuese amerikane gjatë orëve të fundit ka transferuar 95 cisterna nafte nga Siria në bazën e saj në Irak.
Sipas Al-Alam, forcat amerikane kanë transportuar 95 cisterna nafte në veri të Irakut përmes kalimeve të paligjshme të "Al-Valid" dhe "Al-Mahmoudiyeh". Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA), duke cituar burime lokale, raportoi se forcat amerikane kanë marrë një ngarkesë të re me naftë siriane të vjedhur në periferi të provincës al-Hasakah, duke përfshirë 65 cisterna përmes kalimit ilegal Mahmoudiya dhe 30 cisterna përmes kalimit ilegal al-Ëalid, të cilat janë transferuar në Irak. Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe embargos ndaj naftës ruse, e cila ka rritur çmimin e naftës në tregjet botërore, është rritur vjedhja e naftës siriane nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria siriane gjithashtu ka theksuar shumë herë se amerikanët në lindje dhe verilindje të Sirisë nuk kanë qëllim tjetër përveç grabitjes së naftës dhe prania e tyre është e paligjshme.A