Vazhdon vjedhja e naftës siriane nga pushtuesit amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136924-vazhdon_vjedhja_e_naftës_siriane_nga_pushtuesit_amerikanë
Ushtria pushtuese amerikane gjatë orëve të fundit ka transferuar 95 cisterna nafte nga Siria në bazën e saj në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2022 05:18 Europe/Tirane
  • Vazhdon vjedhja e naftës siriane nga pushtuesit amerikanë

Ushtria pushtuese amerikane gjatë orëve të fundit ka transferuar 95 cisterna nafte nga Siria në bazën e saj në Irak.

Sipas Al-Alam, forcat amerikane kanë transportuar 95 cisterna nafte në veri të Irakut përmes kalimeve të paligjshme të "Al-Valid" dhe "Al-Mahmoudiyeh".  Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA), duke cituar burime lokale, raportoi se forcat amerikane kanë marrë një ngarkesë të re me naftë siriane të vjedhur në periferi të provincës al-Hasakah, duke përfshirë 65 cisterna përmes kalimit ilegal Mahmoudiya dhe 30 cisterna përmes kalimit ilegal al-Ëalid, të cilat janë transferuar në Irak. Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe embargos ndaj naftës ruse, e cila ka rritur çmimin e naftës në tregjet botërore, është rritur vjedhja e naftës siriane nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria siriane gjithashtu ka theksuar shumë herë se amerikanët në lindje dhe verilindje të Sirisë nuk kanë qëllim tjetër përveç grabitjes së naftës dhe prania e tyre është e paligjshme.A