Përmbytje në qytetin e Mekës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136944-përmbytje_në_qytetin_e_mekës
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar pamje filmike dhe kanë njoftuar për vërshime dhe përmbytje të mëdha në pjesë të ndryshme të qytetit të Mekës në Arabinë Saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 23, 2022 15:53 Europe/Tirane
  • Përmbytje në qytetin e Mekës

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar pamje filmike dhe kanë njoftuar për vërshime dhe përmbytje të mëdha në pjesë të ndryshme të qytetit të Mekës në Arabinë Saudite.

Gazeta "Al-Mersad" e Arabisë Saudite njoftoi se përdorurit sauditë të rrjeteve sociale kanë publikuar disa pamje filmike në rrjetet sociale të cilat tregojnë për vërshime dhe përmbytje në lagjen Al-Atibije dhe vërshimet janë aq të mëdha sa që si pasojë janë dëmtuar shumë makina.

Sipas këtij burimi, banorët e lagjes Al-Atibije në qytetin e Mekës po qëndrojnë pranë makinave të tyre dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për të ndihmuar qytetarët.

Mediat zyrtare të Arabisë Saudite deri më tani nuk kanë publikuar asnjë raport në lidhje me këtë ngjarje dhe për dëmet materiale ose njerëzor si pasojë e këtyre vërshimeve.