EBA dhe regjimi sionist nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136992-eba_dhe_regjimi_sionist_nënshkruajnë_marrëveshje_gjithëpërfshirëse_ekonomike
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimi sionist kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet ekonomik gjithëpërfshirës siç është anulimi ose reduktimi i tarifave doganore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 14:56 Europe/Tirane
  • EBA dhe regjimi sionist nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse ekonomike

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimi sionist kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet ekonomik gjithëpërfshirës siç është anulimi ose reduktimi i tarifave doganore.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Abdullah bin Zajed, ministri i punëve të jashtme të EBA dhe Mishel Herzug, bashkëshortja e presidentit të regjimit sionist, kanë deklaruar se Tel Avivi dhe Abu Dhabi më në fund kanë nënshkruar marrëveshjen për partneritet gjithëpërfshirës ekonomik mes vete.

Sipas këtij burimi, kjo marrëveshje do të përfshijë heqjen ose reduktimin e 96% të tarifave ekzistuese mbi mallrat që shkëmbehen mes të dy palëve. Gjithashtu shtimi i tregtisë jonaftore e cila gjatë periudhës së fundit është rritur me 114%, është pjesë e kësaj marrëveshje.

Shtimi i rasteve për bashkëpunim në fushën e energjisë rinovuese, teknologjisë dhe sigurisë ushqimore gjithashtu janë kapituj të tjerë të kësaj marrëveshje.

Thani Al-Zuvejdi, ministri i tregtisë së EBA, gjithashtu dy javë më parë kishte thënë se kjo marrëveshje është miratuar nga Abu Dhabi dhe Tel Avivi, pretendoi se kjo marrëveshje do të shtojë zhvillimin e sektorëve industrial dhe të shërbimeve në EBA.