Mijëra sionistë ngrihen kundër Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137026-mijëra_sionistë_ngrihen_kundër_netanyahut
Mijëra sionistë demonstruan në Haifa për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj formimit të një kabineti të ri të kryesuar nga Beniamin Netanyahu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2022 04:45 Europe/Tirane
  • Mijëra sionistë ngrihen kundër Netanyahut

Mijëra sionistë demonstruan në Haifa për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj formimit të një kabineti të ri të kryesuar nga Beniamin Netanyahu.

Zgjedhjet parlamentare të regjimit sionist u mbajtën në mesin e nëntorit të muajit të kaluar, në të cilat kampi politik i udhëhequr nga Netanyahu fitoi 64 vende ndaj kampit të tij rival të përbërë nga koalicioni i kryeministrit Yair Lapid dhe Benny Gantz, ministri aktual i luftës i regjimit sionist. Koalicioni Lapid dhe Gantz në këto zgjedhje fitoi 51 mandate. “Benjamin Netanyahu”, kryeministri në detyrë i regjimit sionist, të enjten  e kaluar njoftoi kreun e regjimit sionist, Isaac Herzog, se kabinetin e tij do ta formojë deri më 2 janar 2023. Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruanin, "Netanyahu është një kriminel". Në këtë demonstratë ishin të pranishëm Moshe Ya'alon, ish-ministri i luftës i regjimit sionist dhe gjeneral brigade Ron Katri, ish-zëdhënës i ushtrisë së regjimit sionist dhe një sërë figurash të tjera ushtarake dhe politike sioniste. Më herët, Ya'alon ka thënë se Izraeli po përballet me një grusht shteti dhe është dëshmitar i shfaqjes së një koalicioni kriminal që ëndërron të formojë një kabinet kriminal për të ndryshuar sistemin izraelit. Moshe Ya'alon u kërkoi demonstruesve të vazhdojnë demonstratat dhe protestat e tyre kundër formimit të një kabineti të ri të kryesuar nga Beniamin Netanyahu. Të shtunën e kaluar mijëra sionistë protestuan në qendër të Tel Avivit dhe para Knesset-it kundër formimit të kabinetit të ri të qeverisë sioniste të kryesuar nga Netanyahu dhe njoftuan se përbërja e kësaj qeverie përbëhet nga kriminelë të dënuar dhe ekstremistë fetarë.