Regjimi sionist e përmbyt Rripin e Gazës
Mbrëmjen e së shtunës, regjimi sionist hapi kanalet e ujërave të shiut pas brezit kufitar që ndodhet në lindje të Rripit të Gazës, duke shkaktuar përmbytjen e dhjetëra shtëpive dhe qindra hektarëve tokë bujqësore në këtë zonë.
Agjencia palestineze e lajmeve "Ma'a" citoi një burim lokal të thoshte: Uji mbuloi disa lagje të qytetit të Gazës dhe qytetit Deir Balah dhe zonave Al-Zawaidah, Al-Brij dhe Al-Nusirat të vendosura në qendër të Rripit të Gazës dhe zonat në lindje të qytetit Khan Yunis, ku si pasojë shumë fermerë pësuan humbje të mëdha për shkak të dëmtimit të tokave të tyre bujqësore. Qindra palestinezë në Rripin e Gazës kërkuan ndihmë emergjente dhe paralajmëruan për një fatkeqësi njerëzore dhe mjedisore. Në këtë kuadër, burimet mjekësore palestineze raportuan vdekjen e një personi në qytetin Deir al-Balah dhe plagosjen e një numri palestinezësh për shkak të shiut të dendur e të vazhdueshëm. U raportua gjithashtu për reshje shiu dhe shkatërrim i kulmeve të disa shtëpive, ndërsa komuna e Rripit të Gazës gjithashtu shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet.