2 dëshmorë në sulmin avionëve sionistë në jug të Damaskut
Në ditën e dytë të vitit të ri, avionët luftarakë izraelitë sulmuan Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut, i cili përveç vdekjes dhe plagosjes së 4 personave, ndaloi funksionimin e këtij aeroporti.
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve (SANA) raportoi se avionët luftarakë izraelitë sulmuan disa objektiva në jug të Damaskut dhe për pasojë aeroporti i Damaskut pushoi dhe pezulloi punën e tij. Sipas raportimeve, sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë siriane janë përballur me raketat e lëshuara nga avionët luftarakë izraelitë. Disa minuta më vonë, një burim zyrtar në ushtrinë siriane i tha SANA-s se "Armiku sionist lëshoi disa raketa nga ana verilindore e liqenit Tiberias, duke sulmuar Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut dhe rrethinat e tij. Në qershor të vitit të kaluar, ushtria sioniste për herë të parë sulmoi dhe bombardoi pistën e aeroportit të Damaskut, pas së cilës ky aeroport u mbyll. Në vitet e fundit, Izraeli ka bombarduar vazhdimisht zona të ndryshme të Sirisë. Muajin e kaluar, një botim rus raportoi se Izraeli synon të ndalojë plotësisht fluturimet midis Sirisë dhe Iranit dhe në këtë drejtim po mendon të mbyllë plotësisht aeroportet siriane.