Vetëvrasja shkaku kryesor i vdekjeve në ushtrinë izraelite
Vetëvrasja mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në ushtrinë izraelite.
Sipas statistikave të publikuara nga ushtria izraelite, numri i vetëvrasjeve në radhët e forcave pushtuese izraelite ka ardhur duke u rritur. Kjo rritje e vetëvrasjeve është vërejtur pas vdekjes së 44 ushtarëve vitin e kaluar. Kjo shkallë e vetëvrasjeve është më e larta në pesë vitet e fundit. Të paktën 14 ushtarë kanë kryer vetëvrasje në vitin 2022. Numri i vetëvrasjeve në vitin 2021 ishte 11 ushtarë. Gjeneral brigade Yoram Knafu, Shefi i Shtabit të Komandës së Ushtrisë Izraelite, tha se shumica e vetëvrasjeve mes forcave pushtuese izraelite vitin e kaluar ishin në mesin ushtarëve meshkuj që shërbenin në ushtri. Ai tha se dy nga 14 ushtarët që u vetëvranë ishin të vetmuar që nuk kishin mbështetjen e familjeve të tyre. Knafo tha se ushtria është e vetëdijshme për këtë çështje dhe po zbaton një metodë të re për të shmangur skenarët e vetëvrasjes duke studiuar "segmentet e popullsisë në rrezik".