Demonstrata e mijëra sionistëve kundër kabinetit të Netanyahut në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137764-demonstrata_e_mijëra_sionistëve_kundër_kabinetit_të_netanyahut_në_tel_aviv
Mijëra sionistë në qendër të Tel Avivit protestuan kundër kabinetit të ri të regjimit sionist të kryesuar nga Benjamin Netanyahu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2023 05:13 Europe/Tirane
  • Demonstrata e mijëra sionistëve kundër kabinetit të Netanyahut në Tel Aviv

Mijëra sionistë në qendër të Tel Avivit protestuan kundër kabinetit të ri të regjimit sionist të kryesuar nga Benjamin Netanyahu.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, disa ditë pas betimit të kabinetit të ri të regjimit sionist demonstruesit u mblodhën në qendër të Tel Avivit dhe brohoritën parulla kundër kabinetit të Netanyahut. Protestuesit akuzuan kryeministrin e Izraelit për tentativë për një grusht shteti gjyqësor dhe shkatërrimin e demokracisë izraelite. Faqja e internetit e gazetës Yediot Aharanot raportoi se të pranishmit në tubim janë kundërshtarë të grushtit të shtetit gjyqësor të nisur nga kabineti i Netanyahut, i cili përbëhet nga kriminelë të dënuar. Beniamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, së fundmi njoftoi se ka arritur të formojë një kabinet koalicioni dhe ka hapur rrugën për rikthimin e tij në pushtet si kreu i kabinetit më të djathtë në Tel Aviv. Kabineti i ri i Tel Avivit u formua pas disa javësh negociatash të vështira, pasi shumë nga aleatët e Netanyahut në kabinetin e tij donin një pjesë më të madhe të pushtetit.