Lirimi i të burgosurit palestinez pas 16 vitesh
Jusef Nezal lirohet pas 16 vitesh burgim në burgjet e regjimit sionist.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, të hënën në mbrëmje në Xhenin një numër i madh palestinezësh mirëpritën Jusef Nezal, të burgosurin palestinez i cili u lirua pas 16 vitesh robërie në burgjet e regjimit pushtues izraelit. Lirimi i këtij të burgosuri palestinez ndodh ndërkohë që regjimi pushtues i Kodsit shmang dorëzimin e trupave të martirëve palestinezë tek familjet e tyre. Pak kohë më parë, burimet e lajmeve njoftuan se regjimi sionist ende mban trupat e 372 martirëve palestinezë. Statistikat tregojnë se në vitin 2022, 224 palestinezë ranë dëshmorë, 53 prej të cilëve ishin banorë të Rripit të Gazës. Ndërkohë, autoritetet pushtuese po i mbajnë ende trupat e qindra martirëve dhe të burgosurve në morgje apo në varre me numra (varret ku janë varrosur dëshmorët palestinezë sipas numrit dhe familjes së tyre dhe askush nuk e di se kujt i përkasin këto varre).