Roli i Amerikës dhe Britanisë në vrasjen e civilëve në Jemen
Oxfam raportoi se të paktën 87 civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Riadi në Jemen duke përdorur armë britanike dhe amerikane midis viteve 2021 dhe 2022.
Organizata bamirëse Oxfam ka akuzuar qeverinë britanike për injorimin e bombardimeve të Jemenit nga koalicioni agresor saudit, duke shtuar se vrasjet i shtohen një liste arsyesh legjitime për t'i dhënë fund tregtisë fitimprurëse të armëve me Arabinë Saudite. Martin Bucher, këshilltari i politikave të organizatës Oxfam, tha: "Ka pasur 431 sulme ajrore në vitin e kaluar në Jemen, që është afërsisht e barabartë me një sulm në ditë". Sipas Bucher, këto sulme nuk do të ishin të mundura pa armët e ofruara nga SHBA dhe Britania për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite. Ky zyrtar i Oxfam vuri në dukje se numri masiv i sulmeve që lanë 87 të vdekur dhe 136 të plagosur mes civilëve jemenas, "është një model dhune kundër civilëve që të gjitha palët e përfshira, përfshirë furnizuesit e armëve, nuk kanë qenë në gjendje ta parandalojnë". Sipas hulumtimit të Oxfam, 13 sulme të tjera ajrore nga avionët britanikë dhe amerikanë janë kryer në spitale dhe klinika në Jemen, ndërsa fermat dhe shtëpitë janë shënjestruar në mënyrë rutinore. Ndërkohë, pas gjithsej 293 sulmeve ajrore, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre.