Zyrtari sirian: Pushtimi amerikan i ka shtuar vuajtjet popullit sirian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i138072-zyrtari_sirian_pushtimi_amerikan_i_ka_shtuar_vuajtjet_popullit_sirian
Ministri sirian i naftës tha se pushtimi amerikan dhe sanksionet e paligjshme të këtij vendi kanë shkaktuar vuajtjen e popullit sirian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 14, 2023 04:20 Europe/Tirane
  • Zyrtari sirian: Pushtimi amerikan i ka shtuar vuajtjet popullit sirian

Ministri sirian i naftës tha se pushtimi amerikan dhe sanksionet e paligjshme të këtij vendi kanë shkaktuar vuajtjen e popullit sirian.

Ministri sirian i Naftës Basam Tomeh tha se pushtimi i disa pjesëve të Sirisë nga SHBA, përfshirë burimet e naftës në vend dhe sanksionet e paligjshme të vendosura ndaj popullit sirian kanë shkaktuar vuajtje të mëdha për popullin në plotësimin e nevojave  për ngrohje, ushqim, bujqësi, etj. Bassam Tomeh theksoi sfidat me të cilat përballet Siria në fushën e energjisë dhe tha se lufta kundër terrorizmit në Siri ka shkaktuar një rënie të ndjeshme të prodhimit të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Ministri sirian i naftës u kërkoi gjithashtu kompanive përkatëse të marrin pjesë në projektet siriane, qoftë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit në det të hapur, por edhe duke investuar në naftën argjilore, apo në energjinë e rinovueshme të erës apo diellit.  Tomeh tha se furnizimi me energji i Sirisë në të ardhmen do të bëhet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve mike.