Media sioniste: "Kupola e Hekurt" vret operatorët e saj
(last modified Sun, 15 Jan 2023 16:43:33 GMT )
Janar 15, 2023 17:43 Europe/Tirane
  • Media sioniste:

Mediat sioniste njoftuan se ushtarët izraelit të vendosur në sistemin "Kupola e Hekurt" vuajnë nga kanceri për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit të radarëve dhe sistemeve elektronike.

"Kupola e Hekurt" është një sistem mbrojtës i ndërtuar nga regjimi sionist për t'u përballur me raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër. Performanca e sistemit të mbrojtjes ajrore sioniste, pavarësisht kostove të larta të paguara për prodhimin e tij, kohët e fundit është bërë temë e diskutueshme në Palestinën e pushtuar.

Sipas raportit të agjencisë palestineze të lajmeve Sama të dielën, ndërkohë që ushtria e regjimit pushtues sionist po krenohet për arritjet operacionale të sistemit të saj të mbrojtjes të njohur me emrin “Kupola e Hekurt” kundër sulmeve me raketa të rezistencës palestineze, instituti sionist “Technion” gjatë një hulumtimi të kryer, ka theksuar se ushtarët që janë të vendosur në këtë sistem, për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit të radarëve dhe sistemeve elektronike, ata sëmuren nga kanceri dhe ky fenomen është në rritje.

Sipas këtij raporti, Moran Dich, studiues në Universitetin "Bar Ilan" në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili është themelues i një institucioni për të ndihmuar pacientët me kancer, ka vënë re faktin shqetësues se shumë pacientë me kancer që vizitojnë rregullisht këtë institucion janë nga forcat ushtarake që veprojnë në kuadër të sistemit "Kupola e Hekurt" dhe nga njësitë e mbrojtjes kundërajrore të regjimit sionist.

Ky institucion izraelit njoftoi se një numër i ushtarëve izraelitë aplikuan për konfirmimin e sëmundjes në ministrinë e luftës së regjimit sionist, por kërkesa e tyre u refuzua me arsyetimin se sëmundja e tyre nuk kishte lidhje me punën e tyre. Raporti shtoi se gjashtë ushtarë sionistë që drejtonin Kupolën e Hekurt vdiqën nga kanceri.

Në të njëjtën kohë me kërkimet akademike, ushtria sioniste ka nisur seriozisht edhe hulumtimin e kësaj çështjeje viteve të fundit dhe në departamentin e mjekësisë, të gjithë ushtarët që kanë qenë të vendosur në sistemin e Kupolës së Hekurt nga viti 2009 deri në vitin 2018, si dhe mijëra ushtarë të frontit të brendshëm, u testuan dhe u regjistruan të dhënat, u ekzaminuan me kujdes në fushën e kancerit. Rezultatet e marra si rezultat i një dekade kërkimi treguan se 13 nga ushtarët e vendosur në Kupolën e Hekurt u diagnostikuan me kancer, domethënë një në çdo 330 ushtarë u diagnostikua me sëmundje kancerioze, ndërsa këto statistika për ushtarët e njësive të tjera ushtarake janë një në 400 persona.