Pse regjimi sionist i vë në shënjestër sportistët palestinezë?
(last modified Mon, 19 May 2025 05:08:27 GMT )
May 19, 2025 07:08 Europe/Tirane
  • Pse regjimi sionist i vë në shënjestër sportistët palestinezë?

Pars Today - Krimet e regjimit sionist në Gaza nuk kufizohen vetëm në vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e shtëpive. Përkundrazi, ky regjim po eliminon në mënyrë sistematike simbolet e shpresës dhe të rezistencës në Palestinë.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Pars Today, martirizimi i 700 sportistëve palestinezë dhe shkatërrimi i infrastrukturës sportive në Rripin e Gazës na sjell në mendje një pyetje të hidhur: Përse sionistët shënjestrojnë sportistët në veçanti?

 

Sporti, simbol i identitetit dhe rezistencës

Sportistët në çdo shoqëri, veçanërisht në Palestinë, nuk janë vetëm heronj të arenave sportive. Ata janë simbol i shpresës, i bashkimit kombëtar dhe i rezistencës. Duke vënë në shënjestër sportistët dhe duke shkatërruar mjediset sportive, regjimi sionist dëshiron të dobësojë frymën e rezistencës tek palestinezët. Ky regjim e di që heronjtë e sportit frymëzojnë brezin e ri për t'i bërë ballë pushtimit.

 

Eliminimi i figurave me ndikim për të heshtur zërin e Palestinës

Sportistët palestinezë, veçanërisht ata në nivel ndërkombëtar, janë ambasadorë palestinezë për të drejtat e njeriut. Duke marrë pjesë në garat botërore, ata ekspozojnë krimet e sionistëve. Duke i eliminuar fizikisht këto figura, regjimi pushtues po përpiqet të heshtë zërin e Rezistencës palestineze dhe të parandalojë raportimin e krimeve të saj në media.

 

Shkatërrimi i të ardhmes së sporteve palestineze, përpjekje për të zhdukur identitetin kombëtar

Duke vrarë sportistë dhe duke shkatërruar stadiume, sionistët po marrin në shënjestër jo vetëm brezin e tanishëm, por edhe të ardhmen e sporteve palestineze. Duke privuar të rinjtë palestinezë nga mjediset sportive, ata duan t'u heqin duarsh çdo simbol të identitetit kolektiv dhe çdo mundësi ndërkombëtare.

 

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare, pjesëmarrje në krim

Ndërsa numri i martirëve në Gaza i ka tejkaluar 52 mijë vetët, organizatat ndërkombëtare mbeten në heshtje vdekjeprurëse. A nuk është vrasja e sportistëve dhe shkatërrimi i infrastrukturave sportive një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut?! Pse organet sportive globale si FIFA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë heshtur përballë këtyre krimeve?!

 

Rezistenca është e vetmja përgjigje ndaj vrasjes së shpresave

Duke vrarë sportistë, regjimi sionist dëshiron t’i privojë palestinezët nga ëndrrat e tyre, por historia ka vërtetuar se sa më shumë të vrasin pushtuesit, aq më e gjallë do të bëhet Rezistenca. Iniciativa të tilla si " Gazetarët e Shpresës" tregojnë se Palestina, pavarësisht gjithë shkatërrimeve, është e gjallë dhe zëri i të drejtave të saj do të dëgjohet nga bota.

Muntasir Adkaydek, zëvendëskryetari i Shoqatës Palestineze të Medias Sportive, njoftoi nisjen e iniciativës "Gazetarët e Shpresës" nga ana e Komitetit Palestinez të Medias Sportive, në bashkëpunim me mediat arabe dhe ndërkombëtare, për të mbështetur të rinjtë palestinezë në Rripin e Gazës. Ai tha: “Fuqizimi ekonomik, mbështetja psikologjike, forcimi i zërit të popullit palestinez në Rrip dhe lidhjet njerëzore përmes sportit janë ndër qëllimet e lançimit të nismës "Gazetarët e Shpresës".”