Dronët izraelitë fluturojnë në qiellin e Gazës
Një burim palestinez raportoi për fluturimin e gjerë të dronëve sionistë në qiellin e Rripit të Gazës.
Sipas raportit të Qendrës së Informacionit të Palestinës, dronët spiun të regjimit sionist që nga mëngjesi kanë patrulluar gjerësisht qiejt e zonave të ndryshme të Rripit të Gazës dhe ende nuk janë larguar nga qielli i kësaj zone. Ndërsa paralajmëruan për pasojat e çdo operacioni survejimi dhe spiunazhi nga regjimi sionist në Rripin e Gazës, burimet palestineze theksuan nevojën për ndërgjegjësim dhe vigjilencën e grupeve të rezistencës. Ndërkohë dje forcat palestineze të rezistencës shënjestruan disa pika kontrolli dhe patrullimi të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Sipas burimeve hebraike, mëngjesin e djeshëm vendbanimi sionist Miraf, postblloku Al-Rehan dhe vendbanimi sionist Shakid janë sulmuar në tre operacione me armë zjarri. Grupi i rezistencës Kabatije i lidhur me Batalionet Kods, dega ushtarake e lëvizjes Xhihad Islamik, lëshoi një deklaratë ku njoftoi për sulmin ndaj ushtarëve sionistë në jug të Jeninit.