Arabia Saudite detyrohet të pranojë kërkesat e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i138286-arabia_saudite_detyrohet_të_pranojë_kërkesat_e_jemenit
Një gazetë libaneze, duke cituar burime politike jemenase thotë se Arabia Saudite iu dorëzua kërkesave të Jemenit dhe zgjidhja e çështjeve humanitare të Jemenit pritet të jetë prioritet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 18, 2023 08:07 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite detyrohet të pranojë kërkesat e Jemenit

Një gazetë libaneze, duke cituar burime politike jemenase thotë se Arabia Saudite iu dorëzua kërkesave të Jemenit dhe zgjidhja e çështjeve humanitare të Jemenit pritet të jetë prioritet.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars të mërkurën; Gazeta Al-Akhbar citoi burime të informuara dhe njoftoi; Ndërmjet Sana'as dhe Riadit u arrit një akord në lidhje me zgjatjen e armëpushimit aktual në Jemen. Kjo edhi pasi Arabia Saudite u dorëzua ndaj kërkesave të Ansarullahut të Jemenit, shqetësimi kryesor i të cilit është çështja e të drejtave popullit jemenas. Këto burime shtuan: Sipas kësaj marrëveshjeje, tani e tutje, paga e punonjësve jemenas do të paguhet sipas listave të vitit 2014 dhe në valutë, të cilat do të transferohen në Sana me një fluturim të veçantë një herë në muaj.  Gjithashtu, destinacionet e fluturimeve nga aeroporti Sana'a do të zgjerohen dhe do të përfshijnë Egjiptin, Jordaninë, Katarin, Indinë dhe Malajzinë.  Gjithashtu, të gjitha kufizimet e importit në portin Hudeidah do të hiqen. Burimet e përmendura zbuluan se:  Delegacioni saudit i kryesuar nga ambasadori saudit në Jemen, Muhamed Al-Jaber, pas largimit të delegacionit të Omanit shkoi në Sanaa dhe zhvilloi bisedime të drejtpërdrejta me Ansarullahun për të finalizuar marrëveshjen e re të armëpushimit.  Këto burime thanë:  Gjatë udhëtimit të dytë të delegacionit të Omanit, ky delegacion pati një takim me shefin e shtabit të forcave jemenase të lëvizjes Ansarullah. Kjo lëvizje i ka treguar delegacionit të Omanit një hartë të të gjitha qendrave të ndjeshme dhe jetike që Ansarallah mund të sulmojë dhe theksoi se nëse aeroporti Sana's mbetet i mbyllur, atëherë aeroporti i Riadit nuk do të lejohet të qëndrojë i hapur.  Burimet thanë se: Këto kërcënime kanë çuar në marrëveshjen e fundit dhe marrëveshja për zgjatjen e armëpushimit është në fazën përfundimtare.  Në të njëjtën kohë, Hans Grundberg, i dërguari special i OKB-së për çështjet e Jemenit, të hënën në mbrëmje tha se do të shohim një ndryshim të mundshëm në rrjedhën e luftës tetëvjeçare kundër popullit jemenas. Grundberg gjithashtu negociatat me autoritetet e Sana'as, veçanërisht Mehdi Al-Mashat, kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, i quajti "pozitive dhe konstruktive". Armëpushimi në Jemen, i cili është shkelur në mënyrë të përsëritur nga koalicioni agresor saudit, është zgjatur një herë pas konsultimeve në OKB.  Zgjatja 2-mujore e këtij armëpushimi përfundoi më 2 gusht, i cili u zgjat sërish dhe përfundoi më 2 tetor.