Vazhdojnë sulmet e koalicionit agresor saudit në Hodejdah të Jemenit
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka goditur zonat në provincën Hodejdah në perëndim të Jemenit me sulme ajrore, artileri dhe raketa.
Kanali televiziv Al-Masirah njoftoi se zyra e përbashkët e operacioneve të ushtrisë jemenase dhe komiteteve të rezistencës popullore njoftoi të premten se koalicioni agresor saudit ka shkelur hapësirën ajrore të provincës Hodejdah duke fluturuar dronët e zbulimit të forcave agresore.
Sipas këtij burimi, dronët zbulues dhe të armatosur të koalicionit agresor saudit njëherë shënjestruan rajonin Al-Hajs të provincës Hodejdah dhe gjithashtu një herë tjetër rajonin Al-Xhabalija të kësaj province.
Nga ana tjetër, ushtria saudite me sulmet e saj artilerie ka goditur zona të ndryshme në qytetin kufitar Shada që ndodhet në provincën Saada në veri të Jemenit, si pasojë e të cilave një civil mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën.
Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite e ka përballur vendin e varfër të Jemenit me një mungesë të madhe ushqimore dhe ilaçesh.