Një delegacioni kurdëve sirianë zhvillon bisedime me Damaskun
(last modified Mon, 23 Jan 2023 14:45:38 GMT )
Janar 23, 2023 15:45 Europe/Tirane
  • Një delegacioni kurdëve sirianë zhvillon bisedime me Damaskun

Një delegacion i kurdëve sirianë udhëtoi për në Damask për t'u takuar dhe biseduar me zyrtarët e qeverisë qendrore të Sirisë.

Sipas raportimit të kanalit Rodav të hënën; nurimet kurde të lajmeve raportuan për udhëtimin e ditëve të kaluara në Damask të Badran Zhia Kurd, kreut të marrëdhënieve me jashtë të organizatës së njohur si "Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore" (Rozhava) dhe delegacionit të tij shoqërues.

Sipas këtij raporti; ky delegacion u takua me disa zyrtarë të qeverisë siriane, emrat e të cilëve nuk përmenden në raport dhe palët diskutuan dhe biseduan për zhvillimet e fundit në rajonet kurdë të Sirisë, praninë e forcave turke, nevojën për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe për çështje të tjera dypalëshe.

Të dy palët kanë diskutuar gjithashtu për marrëveshjen e reduktimit të tensioneve të vitit 2019, për praninë e ushtrisë siriane në kufirin me Turqinë; dhe disa burime të Rozhava thonë se janë arritur mirëkuptime paraprake për parimet kryesore si integriteti territorial dhe flamuri kombëtar.

Sipas këtyre burimeve kurde, qeveria siriane ka marrë një vendim serioz që të mos përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë përpara tërheqjes së trupave turke nga Siria.

Vlen të theksohet se kjo vizitë e delegacionit kurd në Damask ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare të Damaskut dhe as nga kurdët.

Më parë, sa herë që Turqia fillonte një operacion ose një aksion ushtarak në Siri, kurdët shkonin me nxitim në Damask dhe përpiqeshin të merrnin mbështetjen e qeverisë qendrore. Kurdët sirianë do të jenë humbësit e kësaj arene së bashku me grupet e tjera militante dhe ata po përpiqen që të pësojnë sa më pak dëm nga këto zhvillime. Kurdët po përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e tyre me qeverinë e Damaskut, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë aleati kryesor i kurdëve sirianë, i kanë lënë kurdët pa mbështetje në çdo sulm ushtarak turk dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t'i mbështetur ata.

Tags