Krimi i paprecedentë i sionistëve në Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i138710-krimi_i_paprecedentë_i_sionistëve_në_xhenin
Forcat ushtarake të regjimit sionist martirizuan 9 palestinezë në një sulm të paprecedentë në kampin e refugjatëve në Xhenin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 26, 2023 15:31 Europe/Tirane
  • Krimi i paprecedentë i sionistëve në Xhenin

Forcat ushtarake të regjimit sionist martirizuan 9 palestinezë në një sulm të paprecedentë në kampin e refugjatëve në Xhenin.

Në ditët, javët dhe muajt e fundit janë intensifikuar sulmet e ushtrisë sioniste kundër palestinezëve në zona të ndryshme të Palestinës, veçanërisht në Xhenin, dhe forcat pushtuese të regjimit sionist në shumë raste po i vënë në shënjestër palestinezët me zjarr të drejtpërdrejtë.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press të enjten, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi martirizimin e 9 palestinezëve, përfshirë një grua të moshuar, në sulmin e dhunshëm dhe barbar të forcave ushtarake të regjimit sionist në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin.

Sipas këtij raporti, në përleshjet e armatosura mes luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në kampin e refugjatëve në Xhenin, janë plagosur edhe një numër i forcave ushtarake të regjimit pushtues sionist.

Burimet mediatike të regjimit sionist, duke përfshirë gazetën "Yedioth Ahronoth" dhe kanalin televiziv 14 të regjimit sionist, kanë raportuar për rritjen e numrit të martirëve palestinezë në gjashtë apo edhe tetë persona.

Këto burime bënë të ditur se ushtria e regjimit sionist ka aktivizuar sistemin "Kupola e Hekurt" në kufijtë jugorë të territoreve të pushtuara nga frika e reagimit të mundshëm të rezistencës palestineze në Gaza ndaj krimit të sotëm sionist në kampin Xhenin.

Disa burime izraelite njoftuan gjithashtu se qëllimi i operacionit të sotëm të forcave sioniste në Xhenin ishte rrëmbimi i një prej figurave të shquara të rezistencës palestineze.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtij sulmi barbar nuk e kursyen as spitalin e Xheninit dhe plagosën një numër pacientësh duke hedhur gaz lotsjellës.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se situata në kampin Xhenin si dhe brenda këtij qyteti është jashtëzakonisht e rëndë. Forcat pushtuese të regjimit sionist po pengojnë ambulancat të hyjnë në kampin Xhenin për të shpëtuar të plagosurit.